Ndonëse Big Brother ka mbaruar, një Big Brother i ri ka filluar tanimë me daljen e të gjithë banorëve nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ku deklaratat nuk mungojnë nga asnjë prej banorëve.
Një e tillë së fundmi ka ardhur nga Brikena e cila ka reaguar për të thashemethemet dhe deklaratat që janë bërë vazhdimisht kundrejt saj jashtë dhe brenda shtëpisë.
Ajo ka vendosur të flasë hapur për situatat që ka përjetuar gjatë dhe pas eksperiencës së saj në reality show.
Përmes një insta story, ajo ka treguar se gjatë qëndrimit në shtëpi, por edhe pas daljes, është përballur me padrejtësi dhe përpjekje për të njollosur imazhin e saj. Brikena shprehet se disa nga këto veprime kanë ardhur edhe nga persona që i konsideronte të afërt, gjë që e ka zhgënjyer më shumë.
Ajo thekson se janë publikuar shumë gjëra për të cilat nuk ka pasur as forcën t’i shohë, duke zgjedhur të mbrojë shëndetin e saj mendor. Megjithatë, pavarësisht këshillave për të ndjekur rrugë ligjore, Brikena duket se ka zgjedhur një qasje tjetër, duke u mbështetur tek besimi dhe drejtësia në kohën e duhur.


Comments are closed.