Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka komentuar zhvillimet e fundit në selinë blu në prag të zgjedhjeve për kreun e partisë, të planifikuara më 23 maj.
I ftuar në News 24, Salianji theksoi se sipas ndryshimeve statutore të miratuara më herët, të njohura si “neni Basha”, kryetari aktual Sali Berisha nuk ka të drejtë rikandidimi pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Ai argumentoi se, nga pikëpamja ligjore, drejtimi i partisë hyn në një situatë të diskutueshme menjëherë pas certifikimit të rezultatit.
Megjithatë, Salianji u shpreh se i beson një zgjidhjeje politike të situatës, duke shmangur përplasjet gjyqësore që, sipas tij do ta dëmtonin më tej opozitën dhe do t’i jepnin avantazh kundërshtarëve politikë, përfshirë kryeministrin Edi Rama.
“Unë kam në plan të bëj politikë, sic e thashë nga Kukësi, qëndrimi i Berishës për të mos u larguar i shërben atij për të pasur një jetë më të mirë në këtë etapë të jetës, por nuk i shërben opozitës, ndryshimit, por vetëm Ramës”, tha Salianji.
Ai theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për ndryshim të brendshëm dhe për një proces zgjedhor të drejtë e transparent. Sipas tij, gara për kreun e partisë duhet të zhvillohet me lista të hapura, komision të paanshëm dhe kushte të barabarta financiare për të gjithë kandidatët.
“Unë them të jetë Berisha në garë, të kemi lista zgjedhore, komision të paanshëm, burime financiare që sot përdoren për kundërshtarët e Berishës në parti duke paguar njerëz për ti vendosur në shërbim të vet”, tha Salianji ndër të tjera.
Pjesë nga fjala e Salianjit:
Berisha tha që Basha ka përgjegjësi se nuk mbron votën, se që vidheshin zgjedhjet ishim të gjithë të një mendimi.
Por mua s’mi vjedh zgjedhjet Edi Rama dhe për shkak se nuk mi vjedh, vendos një nen i quajtur “Basha”, ku u përcaktua që të hiqeshin elementët se është farsë apo jo, nëse partia humb zgjedhjet, kryetari lë mandatin dhe nuk ka të drejtë rikandidimi
Nga pikëpamja legale statutore, Berisha nuk është kryetar nga momenti i daljes së rezultatit që mund të jetë fundi i majit . Praktikisht nuk ka proces për zgjedhjet në parti.
Unë po i besoj procesit politik, që duhet ndryshim në PD, duke i dhënë rrugë nëpërmjet këtij procesi. Por nga pikëpamja ligjore, një padi e thjeshtë në gjykatën e Tiranës e fut PD në një ngërc tjetër, por unë s’dua ti jap një avantazh tjetër Ramës duke e lënë PD dyerve të gjykatës, por që zgjidhet nga pikëpamja ligjore kjo, dihet.
Unë kam në plan të bëj politikë, siç e thashë nga Kukësi, qëndrimi i Berishës për të mos u larguar i shërben atij për të pasur një jetë më të mirë në këtë etapë të jetës, por nuk i shërben opozitës, ndryshimit, por vetëm Ramës.

Comments are closed.