Tre persona janë gjetur të vrarë në Podgoricë, dy prej të cilëve raportohet se janë vëllezër shqiptarë, sipas mediave.

Në kërkim është shpallur autori i dyshuar Vehid Murić, 25-vjeç, i cili besohet se e ka kryer krimin pas një mosmarrëveshjeje personale mes tyre. Sipas mediave, dy vëllezërit janë identifikuar si Denis Hoti, 28-vjeç, dhe Nezrin Hoti, 27-vjeç.
Pas kryerjes së krimit, ai ka shkuar në qytetin e lindjes ku ka ushtruar dhunë ndaj së ëmës. Familja e raportoi rastin në polici dhe më pas krimi u zbulua në Podgoricë.
Sipas informacioneve paraprake, krimi ka të ngjarë të jetë kryer duke përdorur një armë të ftohtë.
“Dyshohet se këtij akti kriminal i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale midis personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja”, njoftoi policia.

Comments are closed.