GREQI – Ish-agjenti i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se qytetarë izraelitë po blejnë në masë pasuri të paluajtshme në Shqipëri, Greqi dhe Qipro, si një masë paraprake në rast përkeqësimi të situatës në Lindjen e Mesme.
Gjatë një interviste për mediat, ai theksoi se kjo prirje nuk lidhet vetëm me investime ekonomike, por me krijimin e një “strehë të sigurt” për emergjenca të mundshme.
“Në pesë vitet e fundit, izraelitët kanë qenë blerësit kryesorë ndërkombëtarë të pasurive të paluajtshme në Greqi,” u shpreh Kiriakou.
Sipas tij, fenomeni është veçanërisht i dukshëm në Greqi dhe Qipro, ku përveç blerjeve të pronave, po zhvillohen edhe struktura që synojnë të mbështesin komunitetet izraelite në rast zhvendosjeje.
Kiriakou paralajmëroi se rritja e kërkesës nga investitorët e huaj po ndikon në rritjen e çmimeve, duke e bërë më të vështirë për vendasit në Shqipëri, Greqi dhe Qipro të blejnë prona.
Ai shtoi se këto zhvillime lidhen drejtpërdrejt me pasiguritë që vijnë nga konflikti në Lindjen e Mesme, duke nxitur plane alternative për zhvendosje në rajonin e Mesdheut.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Comments are closed.