Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Bosnje dhe Hercegovinë, ku një 49-vjeçar dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 2-vjeçare dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Zyra e Prokurorit Publik të Distriktit të Sarajevës Lindore bëri të ditur se është urdhëruar kryerja e autopsisë për trupat e babait dhe të miturës, të cilët u gjetën pa shenja jete në fshatin Kabernik, pranë Vishegradit.
“Prokurori në detyrë ka drejtuar hetimet në vendngjarje dhe ka urdhëruar marrjen e të gjitha masave dhe veprimeve hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti tragjik. Është urdhëruar një autopsi për të përcaktuar kohën dhe shkakun e saktë të vdekjes”, tha Prokuroria në një deklaratë.
Burime nga mediat lokale raportojnë se viktima ishte ndarë nga bashkëshortja. Ai para se të kryente ngjarjes kishte lënë një letër lamtumire për familjarët.
Pas njoftimit të familjarëve, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur trupat e pajetë të babait dhe vajzës së mitur.

Comments are closed.