Skip to content

Ngjarje e rëndë! Burri bën veprimin e rëndë ndaj gruas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Pejë ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për kërcënime serioze dhe publikim të fotove intime në rrjete sociale.

Sipas mediave vendase, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 22 prill 2026, rreth orës 08:00, në rrugën “Mulla Agani”, ku viktima me inicialet E.R. është dhunuar e kërcënuar nga burri i saj, raporton gazeta Sinjali.

Sipas denoncimet që e reja ka bërë në Polici, mësohet se ajo është e martuar prej katër vitesh me të dyshuarin G.J. me të cilin ka dhe një djalë 8 muajsh.

Së fundmi, pas lindjes së djalit raportet mes tyre janë përkeqësuar, ndërsa ajo ka bërë të ditur se bashkëshorti e ka kërcënuar me fjalët se do t’ia vriste fëmijën.

Përveç kërcënimeve, e reja pretendon se i dyshuari ka publikuar fotografi intime të saj në rrjetin social Snapchat, duke i shkaktuar dëmtim të rëndë të imazhit dhe privatësisë.

Për rrjedhojë ajo ka shprehur shqetësim për pasojat që mund të sjellin kërcënimet dhe publikimi i materialeve intime.

Sakaq, mësohet se i dyshuari aktualisht ndodhet në Republikën e Shqipërisë, ku edhe punon.

Rasti është regjistruar si “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijm.

Published inBank

Comments are closed.