Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 19-vjeçares Myrto në Kefaloni, ndërsa një nga personat kyç në këtë ngjarje ka dhënë versionin e tij nga burgu.
Bëhet fjalë për një 23-vjeçar, mik i të ndjerës, i cili vetëidentifikohet si grua trans me emrin “Olivia”. Në një prononcim për “Star TV”, ai tregoi se e kishte njohur Myrton rreth një muaj e gjysmë më parë gjatë një dasme në Argostoli dhe se mes tyre kishte pasur një marrëdhënie shoqërore. Ai shtoi se jetonte në Athinë dhe ishte kthyer në Kefaloni për festat e Pashkëve, kohë gjatë së cilës ishin takuar disa herë.
23-vjeçari mohoi kategorikisht akuzat e familjarëve të vajzës për përfshirje në rrjete droge apo shfrytëzimi, duke hedhur poshtë çdo lidhje me aktivitete kriminale.
Sipas tij, përmes avokatit i është dorëzuar gjyqtares hetuese material që pretendon se Myrto kishte një llogari në platformën OnlyFans, ndërsa përmendi edhe një 66-vjeçar, i cili sipas tij i kishte dërguar para dhe kishte komunikuar me ta përmes video-thirrjeve. Ai deklaroi se ky person ishte njohur përmes kontakteve të tjera dhe se kishte pasur komunikime të vazhdueshme me të.
Duke përshkruar natën e ngjarjes, ai tha se pasi kishin marrë paratë, ishin drejtuar në dhomën e akomodimit në Argostoli. Sipas tij, aty kishin konsumuar pije alkoolike dhe kishin kryer një video-thirrje teksa kryenin mardhënie intime. Ai pranoi gjithashtu se kishte tentuar të siguronte lëndë narkotike dhe se është përdorues, duke kërkuar edhe kryerjen e analizave toksikologjike.
Në rrëfimin e tij, përmendet edhe prania e personave të tjerë në ambient, përfshirë një shqiptar i cili ishte në hotel në dhomën ngjitur. Ai pretendon se kur 19-vjeçarja shfaqi probleme shëndetësore, ishte vetë ai që telefonoi ambulancën, ndërsa një tjetër person dha adresën e saktë të vendndodhjes.
Pas ngjarjes, ai tha se qëndroi në dhomë për disa minuta, ndërsa të tjerët u larguan. Lidhur me një qese të zezë që mbante me vete, shpjegoi se aty kishte sende personale dhe se më pas e hodhi në një kosh mbeturinash, pa mbajtur mend vendndodhjen e saktë.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Comments are closed.