Skip to content

Përplasen dy makina, ndërron jetë njëri nga drejtuesit

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e fshatit Mjekës, pranë një servisi makinash, ku dy automjete janë përplasur me pasojë fatale.

Sipas informacioneve të para, në aksident u përfshinë një mjet tip “Benz” dhe një “Volksëagen Caddy”. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të “Benz”-it.

Ndërkohë, shoferi i automjetit tjetër është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, duke kryer veprimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Kujtojmë që një tjetër aksident ndodhi itën e sotme në superstradën Fushë-Krujë–Milot, në afërsi të Thumanës,ku një automjet tip “Mercedes”, u përplas me një “Passat”. Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të plagosur rëndë dy persona ndërsa një grua pasagjere humbi jetën ne vendngjarje.

Pak minuta më parë një tjetër aksident ndodhi në aksin rrugor Hani i Hotit–Vermosh ku automjeti me drejtues shtetasin L. S., është përplasur me mjetin bujqësor të drejtuar nga shtetasi P. P., ku ky i fundit është plagosur dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Published inBank

Comments are closed.