Një atentat ka tronditur Lezhën mesditën e sotme, ku burrë e grua janë ekzekutuar me breshëri plumbash në Balldren. Viktimë ka mbetur Kreshnik Mujeci me bashkëshorten, të cilët kanë qenë duke lëvizur në aksin Balldre-Torovicë, kur autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjetit Audi Q7.
Report Tv me gazetarin Elivs Hila sjellin pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohet që mjeti është bërë shoshë nga breshëria e plumbave që është qëlluar. Pasi kanë qëlluar, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë.
Një grup hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e saj. Hyrja e Balldrenit, ku ka ndodhur edhe atentati, është një zonë e banuar dhe me biznese, dhe pritet që grupi hetimor të këqyrë pamjet e kamerave të sigurisë për të ndërtuar kronologjinë e plotë të ngjarjes dhe për të shkuar drejt identifikimit të autorëve.
Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, por nuk përjashtohet as pista e hakmarrjes, pasi viktima Kreshnik Mujeci është akuzuar për vrasje në vitin 2016.
Kush është Kreshnik Mujeci
Në vitin 2017, ai dhe vëllai i tij u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e Gegë Mëhilli, i njohur edhe si Gent Pjetri. Sipas hetimeve të asaj kohe, vëllezërit, në bashkëpunim me një vëlla të tretë, i kishin prerë rrugën viktimës në aksin Shkodër–Velipojë dhe e kishin qëlluar për vdekje pas një konflikti të ndodhur një ditë më parë.
Lajmi në përditësim


Comments are closed.