Ylli Paçuku, një nga emrat më të komentuar të momentit, ishte i ftuari i radhës në podcastin e Grida Dumës, në një bisedë që lëvizi mes politikës, famës së papritur dhe jetës personale.
I konsideruar si “ylli” që tërhoqi vëmendjen e rrjeteve sociale për pamjen e tij, Paçuku tregoi se si e priti ftesën për të qenë pjesë e podcastit, ndërsa nuk munguan as pyetjet direkte të moderatores. “Kush të futi ty në politikë? Kush qëndron pas teje?”, ishte një nga momentet ku Grida Duma e vendosi përballë dyshimeve që qarkullojnë shpesh për figura të reja publike. Biseda mori një kthesë më personale kur Duma e vuri në siklet me një pyetje për familjen: “Kaq të bukur sa ti jeni të gjithë?”, ndërsa vetë Paçuku reagoi me humor, duke shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë.
Në fund, biseda preku edhe jetën sentimentale. I pyetur për marrëdhëniet dhe mesazhet që merr në Instagram, Paçuku u shpreh se nuk ka rënë kurrë “kokë e këmbë në dashuri”, duke lënë të kuptohet se kjo pjesë e jetës së tij mbetet ende e rezervuar./ Top Channel

Comments are closed.