Një alarm për bombë pranë Qendrës Tregtare Univers (QTU) është dhënë mesditën e sotme.
vetëm një ditë pas ngjarjes së ngjashme të raportuar të shtunën pasdite në një qendër tregtare në Tiranë pikërisht Toptani.
Pas alarmit fals ditën e djeshme se një bombë ishte vendosur në një qendër tregtare në kryeqytet,i njëjti skenar është ripërsëritur edhe sot. Pasi një alarm për bombë është lëshuar ditën e sotme në qendrën tregëtarë QTU në Tiranë.
Sipas burimeve për median alarmi është dërguar në formën e një e-mail drejtuar shefit të sigurisë së qendrës, dhe u evakuuan të gjithë punonjësit dhe qytetarët.
Por pas verifikimeve të kryera nga autoritetet alarmi ka rezultuar i rremë. Ekziston dyshimi se ky mesazh alarmues i shpërndarë në qendra tregëtare mund të ketë të njëjtin autor.
Sipas informacioneve paraprake, këtë të diel në mesditë është raportuar një tjetër kërcënim për bombë në një qendër tjetër tregtare në kryeqytet ndërsa menjëherë janë evakuuar të gjithë punonjësit dhe qytetarët.
Lajmi ne perditesim, por nderkohe lexoni lajmin per qendren Toptani diten e djeshme
Një alarm për lëndë plasesë në një qendër tregtare në Tiranë është lëshuar mbrëmjen e kësaj të shtunë. Lidhur me këtë alarm, policia ka dalë me një reagim zyrtar ndërsa bën me dije se ngjarja është raportua rreth orës 20:10 ku është dërguar një email.
Sipas email-it, raportohej se rreth orës 20:30 do të shpërthente një lëndë plasëse. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Pas kontrolleve mësohet se policia nuk ka konstatuar asgjë të paligjshme. Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.
Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Comments are closed.