Skip to content

ylli i “Big Brother” nuk njihet pas ndërhyrjeve kirurgjikale (FOTO)

Legjenda e “Big Brother”, Nadia Almada, u shfaq krejtësisht e panjohur teksa doli nga një spital turk pas një nënshtrimi të një ndërhyrjeje kirurgjikale.

48-vjeçarja u bë e famshme pasi fitoi sezonin e pestë të reality show-t në Britaninë e Madhe, në vitin 2004. Ajo ishte konkurrentja e parë transgjinore në “Big Brother”.

Teksa doli nga klinika në Stamboll, Nadia tregoi pasojat e dhimbshme të operacionet. Fytyra e saj ishte e mbështjellë me një shall të zi, ndërkohë hunda, buzët dhe balli ishin të fashuara.

Vitin e kaluar, 49-vjeçarja u shpreh se do të ‘preferonte të refuzonte trajtimin se sa të zgjohej në një repart me meshkuj’, ndërsa kritikonte atë që e konsideroi një vendin të ‘tmerrshëm’ të Gjykatës Supreme.

“Më dhemb që identiteti im po vihet në dyshim dhe gjithashtu ku seksi dhe gjinia vijnë të parat. Për mua, për ne, njerëzit e brezit tonë që kemi jetuar me ato përvoja të diskriminimit dhe tani, duke na hequr këto të drejta për t’u mbrojtur, është shumë çnjerëzore. Është tmerruese. As nuk di tjetër çfarë të them. Për mua, ka të bëjë me identitetin tim, shumicën e kohës, njerëzit më identifikojnë si transgjinore, por unë besoj në mënyrën time, në mënyrën se si e jetoj jetën time, jam së pari grua dhe së dyti identitet transgjinor. Kjo është mjaft e rëndësishme për mua, nëse do të klasifikohem si diçka tjetër përveçse femër për shkak të seksit të certifikuar kundrejt seksit të lindjes, janë kohë shqetësuese”, tha në atë kohë ajo në një dalje televizive, duke komentuar rreth Gjykatës Supreme që thoshte se përkufizimi i një gruaje bazohet në seksin biologjik.

Published inBank

Comments are closed.