Drejtoresha ekzekutive e institucionit financiar JPMorgan Chase, Lorna Hajini, është përfshirë në një skandal seksual, ku ndaj saj është ngritur edhe një padi nga një prej punonjësve të saj. Ky lajm ka marrë vëmendje të gjerë edhe në mediat tona, për shkak të origjinës së saj shqiptare.
Lidhur me këtë çështje, së fundmi ka ardhur edhe reagimi zyrtar i bankës, e cila ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet e ngritura në padi, duke i cilësuar ato si të pabazuara. Në një deklaratë zyrtare, kompania është shprehur se i merr shumë seriozisht akuzat për sjellje të papërshtatshme në vendin e punës dhe se ka ndërmarrë menjëherë një shqyrtim të brendshëm të rastit.
Sipas JPMorgan Chase, pas hetimit të kryer nuk janë gjetur prova që të mbështesin pretendimet e bëra nga paditësi. Banka thekson se mbetet e përkushtuar për të garantuar një ambient pune profesional, të sigurt dhe gjithëpërfshirës për të gjithë punonjësit e saj.
Në reagimin e saj, kompania ka nënvizuar gjithashtu se nuk toleron asnjë formë ngacmimi, diskriminimi apo abuzimi dhe se çdo ankesë e tillë trajtohet me seriozitet maksimal dhe në përputhje me procedurat përkatëse.
Në përfundim të deklaratës, JPMorgan Chase shprehet e vendosur për të mbrojtur qëndrimin e saj në procesin gjyqësor dhe për të ndjekur të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë për të kundërshtuar akuzat e ngritura.
“Pas një hetimi ne nuk besojmë se ka diçka të vërtetë në këto pretendime”, thuhet ndër të tjera në reagimin e J.P.Morgan. Ndërkohë që nga ana tjetër avokati i Doe, Daniel J.Kasier tha se klienti i tij ishte “i shkatërruar personalisht dhe profesionalisht”. Ai po ashtu shtoi se Doe po kërkon dëmshpërblim, ndërsa Hajdini nuk i ishte përgjigjur publikisht padisë në atë kohë. (Media e huaj)

Comments are closed.