Skip to content

“Jam e paqtë dhe e pa konsumuar!” Rivalja e Berishës me program të qartë:

“Di si të trajtoj me respekt të vdekurit në botën e përtejme”, kështu u shpreh kandidatja e cila ka shprehur ambicien për të kandiduar kundër Sali Berishës në zgjedhjet e 23 Majit për drejtimin e Partisë Demokratike.

Në një intervistë televizive, vetëm pak pasi dorëzoi kandidaturën e saj për të drejtuar demokratët, doktoresha Mereme Sela e cila ashtu sikurse ajo e ka thënë prej 12 vitesh ka kontribouar për të djathtën shqiptare dhe demokratët, ka shpallur një nga pikat e programit të saj ku dhe ka të bëjë me personat që kanë ndërruar jetë.

Sipas Selës ajo “di si të trajtojë të vdekurit”, deklaratë kjo e cila ka shokuar përveç analistët në studion e Report Tv, njëjtë dhe opinionin publik të cilët e dëgjuan gjatë prezantimit që ajo bëri për veten e saj.

“Jam doktoreshë, di gjithçka çfarë ka lidhje me shëndetësinë, me arsimin, di gjithçka çfarë ka të bëjë për hir të asaj se vij dhe nga familje pronarësh dhe për pronat… një ndër pikat e programit kam edhe respektin që duhet edhe për të vdekurit, si duhen trajtuar edhe ato në botën tjetër, një ndër pikat e programit që nuk kam diskutu dhe nuk kam dëgjuar asnjë deputet të prezantojë platformë dhe atë pikë…”, tha Sela, teksa më tej gjatë intervistës nuk la sërish pa i kushtuar dhe një vëmendje të veçantë, doktor Sali Berishës.

Ndonëse në këtë garë e ka “armik”, Mereme Sela u shpreh se gëzon një respekt të veçantë për ish-kryeministrin dhe në një kohë kur do të “luftojë” me të për drejtimin e të djathtës shqiptare, ajo u shpreh se është njëjtë sikur “studentja të garojë me profesorin”!

 “Unë jam vetëm për imazhin tim si duhet të jetë PD për të krijuar mirëqenie . Unë jam konsumuar vetëm në shëndetin publik për popullin, por e pa konsumuar në jetën politike. Për mua është kënaqësi që garoj me Sali Berishën, zere se po kandidon një student me profesorin. Unë jam një njeri i paqtë, nuk jam për të luftuar me askënd, luftën e ka bërë Skënderbeu, kemi mbaruar punë”, tha ajo.

Published inBank

Comments are closed.