Një lajm i bukur vjen nga showbiz-i shqiptar, pritjes së ëmbël të Lori Hoxhës i ka ardhur fundi! Ajo dhe Vis Bajraktari kanë hyrë në një kapitull të ri të jetës së tyre, janë bërë prindër të një djali për herë të parë sipas burimeve të Anabelmagazine.
Ashtu si edhe ngjarje të tjera të rëndësishme, Lori ka zgjedhur ta mbajë këtë moment kaq të bukur të jetës së saj dhe të partnerit larg vëmendjes publike.
Por megjithatë kujtojmë se prej muajsh, aludimet në rrjet nuk kishin munguar, pasi në mars ajo publikoi një foto krahë motrës së saj Sara Hoxha, e cila tërhoqi vëmëndjen e ndjekësve. Ajo edhe pse e veshur me rroba të errta dhe të gjera nuk arriti dot të fshehë një detaj të vogël, barku i rrumbullakosur. I cili në disa versione të fotos me ndriçim më të lartë, dukej më i theksuar.
Kujtojmë se në dhjetor të 2025-ës, Lori u shfaq për herë të parë publikisht me bashkëshortin, pas lajmeve për martesën e tyre, teksa merrnin pjesë në përvjetorin e 10-të të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.
Lori dhe Visi janë lidhur që në kohën kur ishin studentë dhe kanë zgjedhur ta mbajnë gjithmonë marrëdhënien larg syrit të mediave.


Comments are closed.