Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një vajzë që nuk ka kryer pagesën për shërbimin e taksisë që ka marrë nga kompania e tij.
Ai ka treguar se një vajzë e re ka udhëtuar me taksi nga Tirana drejt Fierit, me një kosto prej rreth 80 mijë lekësh të vjetra. Pas mbërritjes në destinacion, ajo i ka kërkuar shoferit të presë për disa minuta pranë një hoteli, me premtimin se pagesa do të kryhej më pas.
Denoncuesi thotë se shoferi se ka pritur rreth 40 minuta, por më pas ka marrë një mesazh nga vajza se pagesën do ta kryejë një person tjetër,por kjo ka rezultuar thjesht një gënjeshtër nga ana e saj.
Disa ditë më vonë, qytetari i ka shkruar sërish vajzës, por ajo i ka premruar do t’ia jepte shumën brenda dy ditësh dhe i ka bërë bllok.
Shoferi kërkon që rasti të bëhet publik, duke e cilësuar si një sjellje të papranueshme dhe duke u bërë thirrje autoriteteve dhe qytetarëve të tregojnë më shumë kujdes në situata të ngjashme.
Denoncimi i qytetarit:
Përshendetje, punoj për një compani taksish dhe doja te denoncoja kte rast, ne te cilin kjo vajza mori taksi nga Tirana deri ne Fier, me kosto prej 80 mij lek dhe mbasi arriti ne destinacion nuk paguajti leket.
E lash ne një hotel dhe me tha te prisja aty dhe me tha qe pagesen do ta bente kur te mbaronte. Pas 40 minutash me dergon kte mesazh. Pervec faktit qe nuk paguajti leket por doja te denoncoja dhe faktin se si vajza te reja dhe ne moshë shumë te re si kjo, pakashumë 19 vjece, synojnë te punojnë duke shitur veten kundrejt pageses. Është e turpshme. Shpresoj në një publikimin tuaj te rastit. Faleminderit. Te marten me shkruajti qe leket do mi jepte per dy ditë dhe pastaj më bëri bllok


Comments are closed.