Skip to content

Burrave u fusni femra, grave u hiqni …”/ Elena Kocaqi pas kontrolleve në burgun e grave

Një lajm i publikuar për sekuestrimin e disa sendeve të ndaluara në burgun e grave në Pogradec ka shkaktuar debat në rrjet, veçanërisht pas reagimit të Elena Kocaqit.

Sipas raportimeve, gjatë kontrolleve rutinë të zhvilluara në institucionin penitenciar të grave në fshatin Pojskë, pranë Pogradecit, janë konstatuar dhe sekuestruar disa sende të palejuara. Mes tyre, sipas burimeve të cituara, kanë qenë edhe vibratorë.

Lajmi është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa nuk ka munguar reagimi i Elena Kocaqit, e cila e ka komentuar rastin duke e cilësuar si diskriminim ndaj grave.

“Burrave u fusni brenda lloj-lloj femrash, ndërsa grave u hiqni dhe vibratorët. Kjo është shkelje shumë e rëndë se femrat diskriminohen prej kohësh në këtë drejtim”, ka shkruar ajo në reagimin e saj.

Komenti i Kocaqit ka marrë menjëherë vëmendje, duke ndezur diskutime të shumta në rrjet. Disa e kanë parë reagimin si ironi ndaj mënyrës se si trajtohen gratë në sistemin penitenciar, ndërsa të tjerë e kanë komentuar si një qëndrim të pazakontë për një çështje që lidhet me rregullat e brendshme të burgjeve.

Burgu i grave në Pojskë është një strukturë relativisht e re, e hapur në vitin 2024, në kuadër të përpjekjeve për modernizimin e sistemit penitenciar në vend. Në këtë institucion janë transferuar gra të dënuara dhe të paraburgosura që më parë qëndronin në burgun “Ali Demi” në Tiranë.

Aktualisht, në këtë burg ndodhen më pak se 100 gra. Objekti konsiderohet i sigurisë së zakonshme dhe ofron kushte më të përmirësuara për trajtimin dhe akomodimin e të dënuarave.

Pas kontrolleve, sendet e gjetura janë sekuestruar, ndërsa pritet që administrata e institucionit të vijojë me procedurat përkatëse sipas rregullores së brendshme.

Published inBank

Comments are closed.