Skip to content

Ngjarje e rëndë ndaj biznesit të pronarit të TV milioner!

Nga shpërthimi janë dëmtuar një dyqan i rrjetit “MCN Get Connected”, që ofron shërbime interneti në pronësi të Endri Meksit…

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse të regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur në zonën e Xhamllikut, ku nga shpërthimi janë dëmtuar një dyqan i rrjetit “MCN Get Connected”, që ofron shërbime interneti në pronësi të Endri Meksit, si dhe një klinikë dentare pranë tij.

Nga të dhënat paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë kryesisht materiale.

Hetuesit dyshojnë se lënda plasëse mund të jetë vendosur si një mesazh kërcënues, megjithatë ende nuk është përcaktuar objektivi i saktë i shpërthimit.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët, ndërsa pritet analizimi i provave në vendngjarje.

“Rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për sherbime interneti në pronësi të shtetasit E. M., ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.”, njofton policia.

Published inBank

Comments are closed.