Skip to content

Mamaja e Klesi Nikollit bën reagimin rrëqethës: Burri në gjëndje të rëndë!

Mes dhimbjes dhe trishtimit, në zonën e ish-Kënetës në Durrës po mbahen ceremonitë mortore të dy vogëlushëve, Kles Nikolli dhe Enea Muça, të cilët u përplasën për vdekje ditën e djeshme nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi.

Një banore, e cila ka marrë pjesë në ceremoninë mortore në familjen Nikolli, tregoi për mediat se e ëma e 9-vjeçarit Klesi, e cila ndodhej në Itali bashkë me bashkëshortin e sëmurë me kancer, ka parë ngjarjen përmes kamerave të sigurisë.

Banorja shtoi se në reagimin e saj të dhimbshëm, ajo thotë se djalin ia kanë vrarë në derën e shtëpisë.

Ishin në fshatin tonë, një familje ideale që shihnin vetëm punën e tyre. Por ishin të varfër. Ngjarjen e kanë parë nga televizori, sepse mamaja kishte shkuar në Itali për të vizituar bashkëshortin që ishte sëmurë. Kanë parë ngjarjen nga kamerat, dhe mamaja vetëm bërtet: ‘Ma vranë djalin në derë të shtëpisë’. Babai është shumë i sëmurë, me një sëmundje të rëndë, dhe me zor flet. Kjo ngjarje na ka prekur të gjithë, jo vetëm ata. Një gjë të tillë nuk ia uron as armikut,” rrëfeu banorja që mori pjesë në ceremoninë mortore.

Tre fëmijët e prekur nga aksidenti ndodheshin pranë rrugës kur u përplasën nga një automjet tip “Benz” me shpejtësi të madhe. Dyshohet se drejtuesi humbi kontrollin dhe u drejtua drejt tyre. Përplasja ka qenë fatale për dy prej të miturve, të cilët humbën jetën në vendngjarje, ndërsa fëmija i tretë u transportua me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u largua nga vendngjarja duke braktisur mjetin, por u kap dhe identifikua më vonë nga policia me emrin Nikoll Radaçi.

Familja pukjane Nikolli që prej kohësh banon në Durrës, ka hapur sot dyert e mortit për vogëlushin e tyre Klesi i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në mënyrë tragjike pasi makina me drejtues Nikoll Radaçin e mori përpara duke i shkaktuar atij dhe shokut të tij Enea Muçaj, vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa sot newsbomb.al ka pikasur lëvizjen më të fundit të bababit të 9-vjeçarit, Petrti Nikolli i cili ditën e djeshme vetëm pak orë para tragjedisë që i copëtoi zemrën, ndryshoi foton e profilit në Facebook duke e zëvendësuar atë një fotografi ku ai shfaqet teksa Klesi i vogël i dhuron një përqafim të ngrohtë.

Pa e ditur se bbrenda pak orësh ai do ndahej përgjithmonë nga i biri, duket se Petritit ia ka ndjerë zemra humbjen e djalit të tij.

Në 8 të mëngjesit Petriti ndryshoi profilin e tij duke vendosur foton ku ai shfaqet me Klesin. Ndërsa, pas 8 orësh nga veprimi i tij, baba Petriti përballet me lajmin më të keq të jetës së tij: Djali Klesi nuk jeton më!

Postimi i babait të Klesit, Petrit Nikolli:

PREKËSE! Babai i Klesit e parandjeu se dje ishte dita e fundit krah të

Me dhimbje të madhe në zemër, familja Nikolli dhe Muçaj kanë hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit dy engjëjt e tyre, Klesin 9-vjeç dhe Enean 12-vjeç, të cilëve iu ndërpre jeta në fillimin e tyre padrejtësisht.

Sakaq, autori i tragjedisë që pasditen e djeshme tronditi jo vetëm Durrësin por mbarë Shqipërinë, shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi është vënë në pranga për aksidentit e rëndë që ai shkaktoi në gjendje të alkoolizuar. Një aksident që nga durrsakët, qytetarë të tjerë e politikanë është cilësuar si vrasje.

Për rrjedhojë të ngjarjes së rëndë, ditën e sotme në Policinë e Durrësit u bënë disa pezullime, që nga drejtori dhe zëvendësdrejtori i bluve, Amir Tafa dhe Zija Sulaj te shefi i Policisë Rrugore Kreshnik Skëndo.

Po ashtu raportohet se përkohësisht në krye të Policisë së Durrësit do të jetë Ervin Hodaj.

Sakaq, kryepolici Skënder Hita së bashku me një grup hetimor të ngritur po vijojnë hetimet në lidhje me zbardhjen e plotë të rastit.

Published inBank

Comments are closed.