Një 54 vjeçar nga Cërriku është arrestuar nga shërbimet e Policisë, pasi akuzohet se ka ndërmarrë një akt vetëgjyqësie, duke dëmtuar me ekskavator shtëpinë e motrave të tij.
Dyshimet janë se për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes anëtarëve të familjes mbi pronësinë e shtëpisë dhe të një sipërfaqe toke, vëllai ka marrë mjetin e tonazhit të rëndë dhe ka dëmtuar shtëpinë e motrave.
Ngjarja ka ngjallur panik dhe frikë në zonë dhe menjëherë janë njoftuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer arrestimin e 54 vjeçarit.
Policia bën me dije “se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 54 vjeç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka dëmtuar me ekskavator banesën në pronësi të motrave të tij.”

Comments are closed.