Skip to content

Djali u bën mesazhin e fortë familjes së fëmijëve: Ne kemi

Një ditë pasi Nikoll Radaçi, në gjendje të dehur, shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos një tjetër, familja e tij është larguar nga banesa në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Mediat bëjnë me dije se, nga frika për hakmarrje, tre fëmijët dhe gruaja e 57-vjeçarit janë larguar nga banesa nën mbikëqyrjen e policisë.

Ndërsa, në një mesazh të dërguar për JOQ Albania, djali dhe vajza e Nikoll Radaçit shprehën solidaritetin me familjet që humbën dy fëmijët e tyre. Sipas tyre, dhimbja përballë familjeve Muça dhe Nikolli është e madhe.

“Sot dalim përpara familjeve të viktimave me një dhimbje shumë të madhe dhe me një barrë të rëndë në zemër. Në emrin tonë dhe të familjes sonë, kërkojmë falje publike për tragjedinë që ka ndodhur,” shkruajnë ata.

Më tej, ata theksojnë se janë të vetëdijshëm që asnjë fjalë nuk mund të lehtësojë dhimbjen e familjeve që humbën fëmijët e tyre, duke e cilësuar ngjarjen si një plagë që do të mbetet përjetë.

E dimë që asnjë kërkim faljeje nuk mund të kthejë jetët e humbura. Megjithatë, ndjejmë detyrimin moral dhe njerëzor të përulemi me respekt të thellë dhe të shprehim keqardhjen tonë më të sinqertë,” vijon mesazhi.

Në fund, ata nënvizojnë se dhimbja e familjeve të Kles Nikolli dhe Enea Muçës është e paimagjinueshme dhe e padrejtë.

Ju kërkojmë falje me gjithë shpirt. Dhimbja juaj është e paimagjinueshme dhe e padrejtë”, thuhet në letrën e fëmijëve të Nikoll Radaçit.

Tre fëmijët e prekur nga aksidenti ndodheshin pranë rrugës kur u përplasën nga një automjet tip “Benz” me shpejtësi të madhe. Dyshohet se drejtuesi humbi kontrollin dhe u drejtua drejt tyre. Përplasja ka qenë fatale për dy prej të miturve, të cilët humbën jetën në vendngjarje, ndërsa fëmija i tretë u transportua me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u largua nga vendngjarja duke braktisur mjetin, por u kap dhe identifikua më vonë nga policia me emrin Nikoll Radaçi.

Published inBank

Comments are closed.