Skip to content

U mori jetën dy engjëjve, Nikoll Radaçit çudit të gjithë në Polici: Kisha pirë një birrë në mëngjes, ja kush ma preu rrugën që me detyroi të

Është zbardhur dëshmia e Nikoll Radaçit, 57-vjeçarit që pasditen e 3 majit u përfshi në aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe mbeti i plagosur një tjetër.

Në deklarimet e dhëna në polici, drejtuesi i mjetit ka rrëfyer se rreth orës 14:00 ishte nisur nga banesa për të marrë një vegël pune dhe gjatë lëvizjes në një rrugë lagjeje, sipas tij një automjet i ka prerë rrugën. Për të shmangur përplasjen, ai ka devijuar dhe ka përfunduar mbi trotuar, ku për fatin e keq ndodheshin tre fëmiëjt e mitur.

“Rreth orës 14:00 dola nga shtëpia bashkë me mjetin dhe do shkoja të merrja një vegël pune te një shoku im. Unë po drejtoja automjetin në korsinë e djathtë dhe papritur në një rrugicë lagjeje doli një automjet. Unë devijova për të shmangur këtë automjet dhe kam përfunduar sipër trotuarit të anës së majtë të rrugës. Pasi hipa në trotuar jam përfshirë në aksident me disa fëmijë që ndodheshin dhe kam shkuar disa metra më përpara.

Unë dola nga makina dhe kam shkuar tek një dyqan aty pranë ku punonjësve të dyqanit ju kam thënë të njoftojnë policinë pasi kam bërë aksident. Unë kam qëndruar tek dyqani deri sa erdhi policia dhe më mori për në komisariat”, mësohet të jetë shprehur 57-vjeçari, teksa më tej ka treguar se para ngjarjes nuk kishte konsumuar alkool dhe e vetmja që kishte pirë ishte një birrë në mëngjes.

Pyetje: Ju pretendoni që automjeti ju ka ndërprerë rrugën, a ju kujtohet ndonjë detaj në lidhje me këtë mjet?

Përgjigje: Për momentin nuk më kujtohet asnjë detaj.

Pyetje: A i njeh fëmijët me të cilët jeni përfshirë në aksident?

Përgjigje: Jo nuk i njoh.

Pyetje: Me çfarë shpejtësie keni qenë në momentin e aksidentit?

Përgjigje: Unë kam qenë me rreth 30 km/h.

Pyetje: Në zbatim të procedurës standarde ju është bërë testi i alkoolit, i cili ka rezultuar në masën 0.73 mg/l testi i parë dhe 0.70 mg/l testi i dytë. A keni konsumuar alkool përpara se të drejtonit automjetin?

Përgjigje: Përpara se të drejtoja automjetin unë kam pirë një birrë në mëngjes.

Pyetje: A keni gjë tjetër për të shtuar?

Përgjigje: Gjë tjetër nuk kam për të shtuar, sa më sipër janë thëniet e mia të cilat pasi i gjej të shkruajtura drejt, i firmos pa vërejtje.

Published inBank

Comments are closed.