Skip to content

Përfundon në spital në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, ku vëllai i ish-Ministrit të Jashtëm Mevlut Cavusoglu, është bërë shënjestër e një atentati. Aydin Cavusoglu u qëllua në zyrën e tij, në rrethana që mbeten ende të paqarta.

Nga sulmi Aydin Cavusoglu u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike në njësinë e kujdesit intensiv.

Rasti merr një rëndësi edhe më të madhe politike për shkak të lidhjes së viktimës me Mevlut Çavusoglun, i cili ka shërbyer si kreu i diplomacisë turke për vite me radhë. Sipas të njëjtave informacione, ish-ministri ndodhej jashtë vendit në kohën e sulmit dhe u informua menjëherë, ndërsa kthimi i tij në Turqi konsiderohet i menjëhershëm. Mediat turke, përfshirë gazetën Sözcü, raportojnë se plagosja është shkaktuar nga një armë zjarri brenda vendit të punës së viktimës, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë për të identifikuar autorin dhe për të sqaruar motivet.

Deri më tani, nuk është njoftuar asnjë skenar zyrtar, ndërsa të gjitha mundësitë mbeten të hapura. Hetimi është duke vazhduar dhe njoftime të mëtejshme nga autoritetet turke priten në orët në vijim.

Published inBank

Comments are closed.