jë modele joshëse ka zbuluar se burrat paguajnë deri në 1000 paund vetëm që t’a shohin duke u stërvitur në palestër.
Louisa Khovanski thotë se rutinat e saj të fitnesit janë shndërruar në një sipërmarrje të madhe fitimprurëse. Sipas saj, fansat japin shuma marramendëse për t’a parë teksa stërvitet.
32-vjeçarja tashmë fiton shifra të mëdha në muaj në internet, por shton se përmbajtja e palestrës është bërë një nga fitimet e saj më të mëdha.
Pasi ndau një klip të saj duke u stërvitur, Louisa shpejt u bë virale dhe u mbush me vëmendje nga admiruesit në internet.
“Burrat më paguajnë deri në 1000 paund vetëm për të më parë duke u stërvitur. Kjo ende më habit. Mund të fitoj më shumë në një seancë në palestër se sa disa njerëz fitojnë në një ditë të plotë në zyrë. Filloi si diçka që e shijova vetë, por fansat e pëlqyen dhe që atëherë gjithçka u zhvillua”, ka thënë e reja, e cila ka 5.1 milionë ndjekës në rrjetin social, “Instagram”.
Louisa ka shpjeguar se fillimisht ka postuar klipe të rastësishme nga stërvitja e saj, pa pritur ndonjë reagim të madh nga ndjekësit. Por më vonë, vuri re se njerëzit po kërkonin më shumë, i dërgonin mesazhe dhe i jepnin bakshish.
“Atëherë e kuptova se kjo mund të ishte diçka shumë më e madhe”, ka treguar 32-vjeçarja, e cila ka zbuluar dhe komentet e shumta që fansat kanë lënë në videot e saj.
“Proces biologjik perfekt, i projektuar”, ka shkruar dikush dhe një tjetër ka shtuar: “Dashuria ime, gruaja e jetës sime”.
Modelja beson se kjo pasqyron ekonominë moderne të krijuesve online:
“Njerëzit mendojnë se është çmenduri, por kjo është bota në të cilën jetojmë tani. Nëse njerëzve u pëlqen të më shikojnë dhe duan të më mbështesin, nuk do të ankohem”.
Por modelja kanadeze këmbëngul se fitnesi do të thotë shumë më tepër për të sesa thjesht të fitojë para:
“Stërvitja më mban të qëndrueshme. Nuk ka të bëjë vetëm me pamjen time – ka të bëjë edhe me mënyrën se si ndihem mendërisht. Paratë janë të mrekullueshme, por unë do ta bëja këtë gjithsesi”.
Louisa, e cila jeton në Toronto, Kanada, thotë se njerëzit shpesh shokohen kur e shohin duke djersitur në palestër, sepse supozojnë se jeta e saj ka të bëjë vetëm me shkëlqimin dhe setet fotografike.
“Njerëzit nuk presin që unë të djersitem në palestër. Por më pëlqen ta shtyj veten dhe të provoj gjëra të reja. Kjo është vetëm një anë tjetër e imja që njerëzit po fillojnë ta shohin”, ka thënë 32-vjeçarja.

Comments are closed.