Një incident i rëndë ka ndodhur në afërsi të QTU-së, në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy persona kanë dhunuar barbarisht një të ri.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se dy personat i ndërpresin rrugën me automjetin e tyre një të riu dhe më pas e nxjerrin me forcë nga makina e tij.
Më pas, ata fillojnë ta dhunojnë barbarisht në sy të qytetarëve të tjerë. Është dashur ndërhyrja e këtyre të fundit, si edhe e disa punonjësve të Policisë Rrugore, për të ndarë personat e përfshirë në konflikt.
Ende nuk dihen arsyet që çuan në dhunimin brutal të të riut, ndërkohë që nuk ka ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me këtë incident, i cili ngre pikëpyetje mbi sigurinë publike.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te qytetarët, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
Video copyright: Shqip Direkt

Comments are closed.