Skip to content

Zbulohet kush janë “kokat” që fshihen pas

Një rast i rëndë është zbuluar ditën e sotme pasi mësohet se 40 studentë të Akademisë së Sigurisë janë helmuar nga ushqimi.

Paraprakisht raportohet se pas konsumimit të drekës brenda ambienteve të Akademisë, studentët kanë shfaqur komplikacione shëndetësore dhe janë nisur drejt spitalit menjëherë për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Burime për mediat bëjnë me dije se Akademia e Sigurisë ka një kontratë me një kompani private që ofron shërbimin katering për 3 vaktet për studentët, nga e cila dyshohet që ata të jenë helmuar.

Ndërsa thuhet se institucionet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Aktualisht raportohet se dy prej studentëve janë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë larguar.

Në lidhje me rastin e rëndë mësohet se blutë e komisariatit numër 1 kanë vënë në pranga 2 persona, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.

Burime bëjmë me dije se në pranga kanë rënë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering që shpërndante ushqimin në 3 vakte për studentët. Ndërsa është shpallur në kërkim administatorja.

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e regjistruar gjatë orëve të fundit, ku 56 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se u helmuan nga ushqimi i konsumuar në ambientet e institucionit.

Burime për mediat bëjnë me dije se kompania që kishte kontratën e kateringut për furnizimin me tre vakte ushqimore për studentët është “Sori-Al”, ndërsa administratore e saj rezulton Alma Tafani.

Sipas të dhënave të publikuara në OpenCorporates dhe të regjistruara pranë QKB-së, kompania “Sori-Al” ushtron aktivitet në fushën e shërbimit të ushqimeve të gatshme, menaxhimit të mensave, restoranteve dhe fast-food-eve, si edhe në tregtimin dhe import-eksportin e produkteve ushqimore.

Ngjarja e rëndë u shënua pas konsumimit të drekës në Akademinë e Sigurisë, ku dhjetëra studentë kanë shfaqur simptoma të forta helmimi, mes tyre të vjella, dhimbje të forta barku dhe komplikacione të tjera shëndetësore. Menjëherë pas përkeqësimit të gjendjes, ata janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Cila është kompania që helmoi me ushqim studentët e

Te dhenat e OpenCorporates

Burime spitalore bënë me dije se studentët kanë marrë trajtim me serume dhe medikamente, ndërsa sipas në njoftimi të bërë së fundmi nga Policia e Shtetit ata kanë lënë ambientet e spitalit dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, Komisariati nr. 1 ka ndërmarrë veprime të menjëhershme procedurale për rastin. Sipas burimeve, në pranga janë vënë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë së kateringut që shpërndante ushqimin për studentët, ndërsa administratorja e kompanisë, Alma Tafani, është shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për këtë rast: 

-arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 52 vjeç dhe K. P., 23 vjeçe, me detyra respektive kuzhinier dhe teknologe ushqimi në kompaninë e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë; 

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Ç., 35 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në këtë kompani;  

-shpallën në kërkim administratoren e kompanisë, shtetasen A. T., 52 vjeçe”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e helmimit masiv, ndërsa ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik kanë marrë mostra ushqimore dhe biologjike për analiza laboratorike. Pritet që rezultatet e analizave të përcaktojnë nëse helmimi është shkaktuar nga ndonjë kontaminim ushqimor apo nga shkelje të standardeve të sigurisë ushqimore.

Published inBank

Comments are closed.