Skip to content

Vëllai: I theu nofullën, na erdhën për kafe në varrim

jë ngjarje e rëndë e ndodhur më 13 prill në Durrës ka marrë kthesë tragjike, pasi familja e Sajmir Markja pretendon se për katër ditë autoritetet dhe dëshmitarët e trajtuan vdekjen e tij si arrest kardiak, ndërkohë që pamjet filmike zbuluan se ai ishte dhunuar brutalisht.

Vëllai i viktimës, Mentor Markja, rrëfeu në emisionin Top Story se familja mësoi të vërtetën vetëm më 17 prill, pasi siguruan pamjet e kamerave të sigurisë.

Sipas tij, ngjarja ndodhi në një servis në pallatin ku banonte viktima. 59-vjeçari kishte shkuar aty për të diskutuar lidhur me blerjen e një pompe uji për pallatin, por situata degradoi në debat verbal.

Në pamjet filmike, viktima dëgjohet duke thënë se “nuk kishte sharë”, ndërsa largohej nga ambienti. Por sapo ka dalë jashtë servisit, ai dyshohet se është sulmuar nga Gentjan Kraja, i cili sipas familjarëve e goditi duke e rrëzuar në tokë dhe vijoi ta dhunonte edhe pasi kishte humbur ndjenjat.

Pas ngjarjes, 59-vjeçari u dërgua në spital, ndërsa familjarëve iu komunikua se shkaku i vdekjes ishte arresti kardiak. Por vëllai i tij deklaron se në morg vuri re shenja të dyshimta në kokë dhe në fytyrë.

Dyshimet u shtuan kur familjarët nisën të kërkonin sendet personale të viktimës, përfshirë orën që ai mbante gjithmonë me vete. Sipas rrëfimit, personat që ndodheshin në servis i orientonin në vende të ndryshme dhe nuk jepnin sqarime të qarta për momentin kur ai kishte humbur ndjenjat.

Vetëm pas varrimit, më 17 prill, familja siguroi pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat sipas tyre zbuluan se bëhej fjalë për një akt dhune fatale dhe jo për vdekje natyrale.

Mentor Markja deklaroi se vëllai i tij u godit rëndë në kokë dhe nofull, ndërsa shtoi se në momentin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe persona të tjerë që e kanë parë të gjithë episodin.

Published inBank

Comments are closed.