Teksa Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimi Europian brenda vitit 2030, një nga temat më sensitive dhe emergjente mbetet reforma në skemën e pensioneve. Sipas ekspertes së ekonomisë, Teuta Nunaj, çështja e pensioneve në vend nuk është thjesht një numër statistikor, por një diskutim mbi dinjitetin e qytetarëve dhe aftësinë për të përballuar jetesën në një kohë kur kjo e fundit po shtrenjtohet dita-ditës, për shkak edhe të krizave ndërkombëtare, të cilat kanë impakt edhe në vendin tonë.
Ekspertja Nunaj thekson se Bashkimi Europian nuk vendos kufij për pagat apo pensionet, pasi këto janë çështje të brendshme të secilit shtet. Megjithatë, ajo vëren se pjesa më e madhe e pensionistëve shqiptarë nuk jetojnë vetëm me pensionin e tyre, por me mbështetjen e fëmijëve ose familjarëve. Me rreth 500 mijë pensionistë që marrin nën 20 mijë lekë (rreth 200 euro), është e pamundur të mbulohen shpenzimet minimale të jetesës, duke rritur presionin ndaj skemës publike.
Përpara hyrjes në BE, Shqipëria ka direktiva specifike për të përmbushur, si njohja e kontributeve ndër vite me vendet e BE-së. Nunaj shpjegon se marrëveshjet dypalëshe (p.sh. me Italinë) do të zëvendësohen nga rregullorja e BE-së, që mundëson bashkimin e periudhave kontributive, duke lehtësuar qytetarët që kanë punuar në vende të ndryshme.
Megjithatë, sipas ekspertes, Shqipëria nuk është ende afër, pasi ka nevojë për një reformë të thellë të bazës ligjore të pensioneve. Ligji aktual i vitit 1993 është ndryshuar mbi 22 herë dhe prej dy vitesh flitet për një reformë të re, e cila duhet të lidhet me vizionin e integrimit në BE.
Një tjetër kolonë e rëndësishme janë skemat private të pensioneve, të cilat po njohin rritje, sepse qytetarët nuk kanë vite të mjaftueshme pune për pension të plotë. Nunaj thekson se këto skema janë të domosdoshme për dy arsye: së pari, gjithnjë e më shumë individë dalin me pensione të pjesshme; së dyti, skema publike nuk mund të përballojë rritjen e vazhdueshme të shpenzimeve. Pensioni privat është plotësues dhe ndihmon në zvogëlimin e presionit mbi skemën publike.
Lidhur me moshën e daljes në pension, ekspertja shpjegon se ajo lidhet me faktorin demografik. Në fillim të viteve ’90, daljet e parakohshme në pension rritën presionin mbi skemën, ndaj reformimi i saj është domosdoshmëri, jo më një opsion.
Lexo gjithashtu: Cfare behet? Rritet magnituda, nje tjeter lekundje g*det vendin
Rekomandimet për qytetarët: ata me të ardhura të kufizuara nuk duhet të neglizhojnë deklarimin e plotë të pagës për kontribute të plota; ata me të ardhura më të larta duhet të mendojnë për fonde private, llogari pensioni në banka ose forma të tjera investimi.
Mesazhi i përgjithshëm: duhet të mendojmë për pensionin që nga dita e parë e punës. Integrimi në BE sjell avantazhe: nuk do të nevojiten më marrëveshjet dypalëshe, pasi hyn në fuqi rregullorja e BE-së për njohjen e periudhave kontributive. Megjithatë, Nunaj paralajmëron se hyrja në BE nuk e rrit pensionin, por rrit koston e jetesës dhe presionin, ndaj duhet të mendojmë sot për të zgjidhur problemet nesër.
Lexo gjithashtu: Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas – Ja rroga
Për të pasur një pleqëri dinjitoze, fokusi për pensionin duhet të fillojë që nga dita e parë e punës. Integrimi në BE ofron rregulla, por siguria financiare mbetet përgjegjësi e reformave të brendshme dhe e ndërgjegjes individuale të qytetarëve.

Comments are closed.