Skip to content

Nga Samir Mane te Shefqet Kastrati e Mira Murati, ja kush janë 10 shqiptarët me pasuri marramendëse

Biznesmeni Samir Mane kryeson listën e sipërmarrësve më të pasur shqiptarë, duke u ndjekur nga Shefqet Kastrati, Behgjet Pacolli dhe të tjerët. Disa prej tyre jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, por edhe në Europë e botë.

Moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu u shpreh se nga Kosova janë përzgjedhur dy më të pasurit, një është nga Maqedonia e Veriut, ndërsa ka dhe shqiptarë që kanë biznese në Zvicër. Tre të tjerë janë në SHBA. Njëra është drejtuese e kompanive të Inteligjencës Artificiale.

10 shqiptarët më të pasur, listë e zgjedhur nga emisioni Opinion

Samir Mane – Kryesisht aktivitet në Shqipëri. Ka dhe biznese jashtë vendit. I vetmi shqiptar që është në listën e Forbes. Madje, është i vetmi në Forbes dhe nga Ballkani Perëndimor.

Shefqet Kastrati – Me biznese të ndryshme në Shqipëri, mjaft aktiv, sidomos në 15 vitet e fundit.

Behgjet Pacolli- Pasuria e tij është bërë kryesisht jashtë Kosovës. Ka investime në shumë vende të botës. Është pasaniku i parë klasik historik shqiptar.

Shkëlqim Devolli – Trashëgimtar i një kompanie të nisur nga babai i tij. Së bashku me vëllanë e kanë të ndarë pasurinë. Kryesisht është fuqizuar në vitet e fundit.

Nazif Destani – Biznesmen misterioz dhe ndoshta nga më të pasurit. Kompania e tij është prezente në 15 shtete të botës me sipërmarrje shumë të mëdha.

Sal Rusi – Selim Rusi është shqiptari më i pasur në SHBA. Është bërë dhe një ‘star’, pasi bleu një nga shtëpitë më të famshme të Nju Jorkut, banesën e bosit të familjes mafioze Gambino, Paul Castelano dhe shtëpia u bë hit dhe ka dalë në shitje për 18 milionë dollarë.

Mira Murati – E vetmja grua, pasuria e së cilës nuk ka shifër. Nuk e llogarisim dot. Por në fushën e teknologjisë, pasuria që fitohet ndonjëherë është e madhe.

Harry Bajraktari – Ka qenë i njohur në tregun e Real Estate dhe është botuesi i gazetës Illyria, që ka luajtur rol të rëndësishëm në komunitetin shqiptar në SHBA.

Avni Orllati – Vepron në Zvicrën franceze me kontrata prej miliardash. Ka shkuar si fëmijë në Zvicër dhe me kohën ka krijuar biznese të suksesshme.

Esat Lika – Është kompani relativisht e re, por është rritur shumë në Zvicër, përmes ndërtimit dhe real estate.

Published inBank

Comments are closed.