Gjatë vizitës së tij në Estoni, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një panel, ku ka mbajtur edhe një fjalim plot batuta dhe ironi.
Rama gjatë Konferencës “Lennart Meri”, në doza ironie, tha gjatë fjalës së tij se shqiptarët janë “talebanë perëndimorë”.
Më tej, kryeministri tha se Shqipëria do të jetë gjithnjë krah NATO-s deri në fund, pavarësisht situatës gjeopolitike në botë.
Edi Rama: Së pari, falënderoj kryeministrin që më dha mundësinë që më në fund të vizitoj këtë vend dhe këtë qytet. Është hera ime e parë. Zbulova që ushqimi këtu është i shkëlqyer dhe u sigurova të sjell pak diell. Shoh që tani, kur do të largohem, është sërish errësirë, por më vjen keq që nuk rri dot më gjatë.
Nuk thashë që nuk duhet të më ftoni. Thashë që, nëse doni njerëz që të mos flasin gjatë, mos ftoni njerëz nga Ballkani.
Shqiptarët janë talebanë perëndimorë. Jemi me Aleancën transatlantike deri në fund, çfarëdo që të ndodhë.
Dje pata nderin të merrja pjesë në një ceremoni të bukur në Gjermani, ku u nderua Mario Draghi. Ai mbajti një fjalim, dy vjet pas raportit të tij mbi Europën. Fjala e tij, pak a shumë, theksoi se ajo që ka ndodhur, kur bëhet fjalë për të vepruar, nuk është shumë. Kjo është baza e shqetësimit kryesor.
Jam shumë i tunduar të bëj një paralelizëm me ish-Bashkimin Sovjetik, kur vjen fjala te mënyra si perceptohen gjërat, por nuk trajtohen.
Europa nuk po bëhet Bashkimi Sovjetik, por ekziston një pyetje themelore: a mundet Europa t’ia dalë? Po përballemi me rrezikun që barra e sigurisë të shtrembërojë përparësitë ekonomike dhe të shkaktojë një mbireagim.

Comments are closed.