Agjencia e Mbikëqyrjes Policore këtë të premte ka zhvilluar një operacion në Sarandë, Ksamil dhe zona të tjera përreth, në kuadër të hetimeve që lidhen me ndërtimet pa leje të kryera në jug të vendit.
Mësohet se në fokus të hetimeve të AMP-së janë efektivë policie, të cilët dyshohet se janë përfshirë ose kanë favorizuar raste të ndërtimeve të paligjshme në zonat bregdetare.
Sipas VNA-së, në prangat e AMP-së ka rënë shefi i Komisariatit të Sarandës, si edhe shefi i Krimeve, një specialist krimesh dhe një efektiv policie.
Bëhet me dije se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, punonjësit e policisë dyshohet se kanë pasur rol në lejimin apo mosndalimin e ndërtimeve pa leje.
Ndërkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa pritet që të ketë një njoftim zyrtar.

Comments are closed.