Gjykata e Korçës ka vendosur këtë të enjte arrest në shtëpi për mjekun N. N, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje brenda ambienteve të shërbimit spitalor.
Duket se vepra penale për të cilën akuzohet 72-vjeçari, si dhe mosha e tij, e kanë “detyruar” Gjykatën e Korçës të vendosë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun Nunka.
Burime të siguruara brenda seancës së masës së sigurisë bëjnë me dije se babai i 21-vjeçares e ka akuzuar mjekun edhe për mitmarrje, pasi sipas tij, mjeku i ka kërkuar 1000 euro për operacionin.

“Nuk ka patur në asnjë moment prekje të tepruara nga ana ime. Unë kam bërë vetëm detyrën që më kërkon profesioni. Nuk e di përse më akuzojnë për këtë gjë, nuk kanë asnjë provë ndaj meje. E përsëris, nuk e kam ngacmuar seksualisht 21 vjeçaren”.
Ndërkohë, kujtojmë se një ditë më parë kirurgu u paraqit në ambientet e Spitalit Rajonal të Korçës pasi shfaqi shqetësime shëndetësore. Sipas informacioneve, mjeku ka pasur më herët probleme me zemrën dhe nuk është ndjerë mirë në ambientet e komisariatit, ku është dërguar në urgjencë për kontroll.
Ndërkohë, sipas avokates së 21-vjeçares skandalet nuk ndalen vetem me ngjarjen aktuale, por kirurgu ka pasur edhe raste të tjera të ngacmimit seksual, ku sipas saj ka kryer ndaj vajzave të tjera.

Comments are closed.