Skip to content

Autori vrau ish-gruan dhe hapi zjarr drejt lokalit plot me klientë,

Detaje të reja janë mësuar nga tragjedia e rëndë e regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Mersin të Turqisë, ku si pasojë e disa sulmeve me armë mbetën të vdekur gjashtë persona si dhe u plagosën 8 të tjerë.

Sipas asaj që mediat vendase raportojmë mësohet se autori i dyshuar, Metin O., 37 vjeç, fillimisht vrau ish-bashkëshorten e tij, Arzu Ozden, 32 vjeçe, në lagjen Daripınari të rrethit Çamlıyayla. Pas krimit të parë, ai u largua me automjetin e tij dhe më pas mbërriti në një restorant në lagjen Kadelli Dortler të Tarsusit, ku hapi zjarr ndaj personave që ndodheshin në lokal.

Nga sulmi në restorant humbën jetën pronari i biznesit, Sabri Pan, si dhe punonjësi Ahmet Ercan Can. Dëshmitarët përshkruajnë skena të tmerrshme paniku, ndërsa klientët dhe punonjësit tentonin të shpëtonin mes të shtënave me armë.

Autori vijoi më tej sulmet në zona të ndryshme të Mersinit. Në lagjen Kaburgedigi ai qëlloi për vdekje Yusuf Oktay, një i ri që po kulloste kafshët, ndërsa në një pikë karburanti në lagjen Yenikoy vrau shoferin e kamionit Abdullah Koca. Gjithashtu, humbi jetën edhe Gokay Sefiloglu, punonjës i stacionit të karburantit, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit.

Bilanci tragjik i kësaj masakre ka shkuar në gjashtë viktima, ndërsa tetë persona të tjerë mbetën të plagosur dhe po marrin trajtim në Spitalin Shtetëror të Tarsusit dhe në qendra të tjera spitalore të zonës.

Masakra në Mersin! Autori vrau ish-gruan dhe hapi zjarr drejt lokalit plot

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas ngjarjes së rëndë, në rajon janë angazhuar forca të shumta policore dhe ekipe të xhandarmërisë, të mbështetura edhe nga helikopterë. Automjeti me të cilin autori dyshohet se u arratis, me targë 01 B 9171, u gjet i braktisur në zonën rurale të lagjes Karakutuk. Hetuesit besojnë se ai është larguar në drejtim të pyllit, ndërsa operacioni për kapjen e tij vijon pa ndërprerje.

Një nga të mbijetuarit e sulmit në restorant, Mehmet Han Topal, tregoi momentet dramatike të përjetuara gjatë ngjarjes. Ai deklaroi se autori hyri në lokal pa folur dhe papritur nxori armën, duke qëlluar në drejtim të personave që ndodheshin aty.

Masakra në Mersin! Autori vrau ish-gruan dhe hapi zjarr drejt lokalit plot

Disa nga viktimat

“Ne menduam se do të nxirrte telefonin ose diçka tjetër, por ai nxori armën dhe nisi të qëllonte. Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash,” rrëfeu ai për mediat lokale.

Ndërkohë, kamerat e sigurisë së restorantit kanë regjistruar momentin e sulmit të armatosur. Në pamje shihet autori teksa mbërrin me automjet, hap zjarr ndaj personave përpara lokalit dhe largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Published inBank

Comments are closed.