Skip to content

Suada Sherifi dhunoi kushërirën e saj për Eldi Dizdarin!

Një konflikt mes ish-missit Suada Sherifi dhe kushërirës së saj, Xhulia Xhekaj, ka rikthyer vëmendjen e publikut pas disa shkrimeve në rrjetet sociale dhe media.

Bëhet fjalë për një mosmarrëveshje që daton disa vite më parë. Suada Sherifi, e njohur për jetën e saj luksoze dhe lidhjen me një nga personazhet më të njohura të botës së krimit, Eldi Dizdari, ka pasur një përplasje me kushërirën e saj, Xhulia Xhekaj.

Shkak për këtë përplasje ishte pikërisht Dizdari, i cili në atë kohë ishte i martuar dhe kishte krijuar afrim me Xhekajn. Kjo nuk i pëlqeu Suada Sherifit dhe gjatë një takimi për t’u sqaruar, dy kushërirat kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëra-tjetrës, duke ndërprerë më pas marrëdhëniet totalisht, raporton JOQ Albania.

Xhulia Xhekaj u bë e njohur në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku garoi si kandidate për deputete me Partinë Demokratike. Pasi nuk arriti të merrte mandatin, asaj i janë besuar disa role brenda PD-së.

Ish-kandidatja është parë shpesh duke sulmuar kritikët e kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, duke mos nguruar t’i quajë edhe “mi”, si në rastin e Ervin Salianjit.

Published inBank

Comments are closed.