Skip to content

E fundit! Çfarë fshihet pas letrës së Ilir Metës që tr*nditi politikën!

Ish-Presidenti Ilir Meta në një intervistë ekskluzive nga qelia e paraburgimit në një studio televizive sqaroi letrën që i ka dërguar kreut të SPAK-ut Klodian Braho.

Presidenti i PL theksoi e nuk ka pasur asnjë akuzë prej tij që Braho po fsheh provat. Meta tha se letra lidhet me marrjen e informacioneve nga një gjykatë e SHBA-ve, që i siguron atij një mbrojtje më efektive në proces.

“Letra ime është publike, shumë korrekte. I është drejtuar atij, jo për ta akuzuar për fshehje provash, sepse ai nuk është prokuror i çështjes sime, unë e di shumë mire përgjegjësinë që ka drejtuesi i SPAK-ut, dhe e di që përgjegjësinë për çdo shkelje dhe respektim të ligjit e ka prokurori i çështjes. Z.Braho i jam drejtuar vetëm në një aspekt, si përfaqësues që është i SPAK-ut në marrëdhënie me të tretët dhe për asistencën ndërkombëtare. Çuditërisht është bërë një kërkesë përmes Ministrisë së Drejtësisë që një gjykatë amerikane, të mos i japë asnjë informacion LSI-së për dy vjet deri në 23 qershorin që vjen, atëherë si do mbrohem unë për një akuzë kur s’kam akses në prova. Kjo është tërësisht absurd.

Plus ajo është marrëveshje e zakonshme, që s’ka asnjë problem të sigurisë kombëtare apo të sigurisë së SHBA. Ajo është një kërkesë artificiale, që duhet sqaruar e ka bërë Ministria e Drejtësisë apo prokurorët e SPAK-ut, sepse ajo cenon rëndë mbrojtjen efektive. Nuk ka pasur asnjë akuzë që Braho po fsheh provat”, tha Meta.

Published inBank

Comments are closed.