Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një person ka humbur jetën, viktima është rreth moshës 50 vjeç.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Nderkaq, “Ora News” ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë ku janë përplasur dy automjete duke zënë në mes edhe një biçikletë, drejtuesi i së cilës ka mbetur i vdekur.Ngjarja është regjistruar në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një biçikletë.

Comments are closed.