Që nga mbrëmja e djeshme sheshi “Nënë Tereza” ka gumëzhirë nga garat e makinave e motorëve të ndryshëm, ndërsa gara ka shkaktuar dhe ankth e panik te njerëzit.
Makina që xhirojnë dhe lëvizin nëpër shesh me flakë të ndezur në pjesën e pasme të automjetit ka nxitur debat në rrjet duke ngritur shqetësimin për rrezikun që mund t’i shkaktohet të pranishmëve.
Në pamjet e siguruara nga burimet shikohet momenti kur një makinë xhiron në mes të sheshit ku janë të pranishëm qindra qytetarë, ndërkohë që ka flakën e ndezur në pjesën e pasme.
“Automotivë Fair Albania” nuk ka vetëm për qëllim argëtimin e publikut, por edhe forcimin e kulturës së sigurisë rrugore dhe përgjegjësisë që nis pas timonit.
Mbrëmja e sotme është shoqëruar me makina të veçanta dhe spektakolare, të cilat kanë shtuar adrenalinën përmes shfaqjeve të rrezikshme nga pilotë profesionistë.

Comments are closed.