Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga ish-konkurrenti i “Ferma VIP”, Akili, ka nxitur diskutime mbi të ardhmen e balerinit Ilir Shaqiri në garë.
Në pamjet e publikuara, dëgjohet vazhdimi i përplasjes verbale pranë pishinës mes tij dhe shkrimtares Mimoza Ahmeti, ku tonet dhe fjalori i përdorur kanë kaluar rregullat e etikës së programit.
Në pjesën e re të materialit, Iliri i drejtohet Mozës me një gjuhë të ashpër dhe paralajmëruese për ditët në vijim: “Hajde mu ofro nesër prapë… Ta fus mu te gropa. Ça bir k*rve. Qelbësirë femër. Ta tregoj unë ty atë”.
Kjo deklaratë ka mjaftuar që në rrjet të aludohet për një thyerje të rëndë të rregullores së formatit sa i përket ofendimeve dhe sjelljes ndaj banorëve të tjerë.
Ndjekësit e spektaklit kanë kërkuar masa penalizuese, duke pritur nëse produksioni do të marrë një vendim për përjashtimin e tij apo nëse situata do të kaloje me një paralajmërim gjatë mbrëmjes së nesërme të spektaklit live.
Pas përplasjes së ashpër pranë pishinës që degjeneroi në ofendime mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit, është zbardhur më në fund edhe motivi që nisi të gjithë sherrin.
Ka qenë një koment i shkrimtares ai që ka sjellë irritimin e menjëhershëm të balerinit. Arsyen e ka zbuluar vetë Iliri gjatë një bisede pasuese me Blerinën.
I pyetur nga kjo e fundit se përse u acarua në atë masë me Mozën, ai ka treguar fjalët e sakta që ajo i kishte thënë përpara se situata të dilte jashtë kontrolli.
Sipas deklaratës së Ilirit, Moza i ishte drejtuar duke përfshirë të dy në një koment për orientimin seksual: “LGBT, ne të dyve” (për Blerinën).
Ky cilësim ka mjaftuar që Iliri ta konsideronte si një provokim të rëndë dhe të ndërmerrte sulmin verbal ndaj saj, duke çuar në njërën prej përplasjeve më të zhurmshme të ditëve të fundit brenda fermës.

Comments are closed.