Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Vaqarrit, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e lënduar një grua shtatzënë dhe bashkë me të udhëtonin 6 fëmijë të cilët ishin duke shkuar për të luajtur kalçeto.
Disa prej tyre kanë marrë dëmtime të lehta, dhe fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore të gjithë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar me detaje të tjera.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti. Të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Comments are closed.