Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje se ku fshihen shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas tij, ata ndodhen në disa vende, ndërsa theksoi se vendet kryesore janë Rusia dhe Dubai. Sipas Hoxhës, ata kanë gjetur aty një bazë operacionale për të zhvendosur aktivitetet e tyre, ndryshe nga vendet e tjera.
“Po shqiptarët janë në Rusi dhe deri tani a ke parë një shqiptar të ekstraduar nga Federata Ruse? Asnjë. Atëherë Federata nuk të ekstradon. Po ata nuk kanë ekstraduar shumë e shumë të tjerë, jo më shqiptarë që jo e jo.
Por ka dhe një gjë, se nuk kanë shkuar kot atje. Në Rusi është rritur me pesë herë konsumi i kokainës për shkak edhe të luftës, dhe shqiptarët, duke qenë grosistë në shumicë, kanë gjetur aty një bazë operacionale për t’i zhvendosur aktivitetet e tyre.
Problemi që është në Rusi është tjetër gjë, që Rusia ka një mafie të vetën shumë të fortë me të cilën ti duhet të jesh korrekt.
Problemi me Federatën Ruse është se duhet të jesh korrekt me organizatat lokale dhe, së dyti, nuk duhet të ekspozohesh ndaj shërbimeve që ata i kanë shumë të forta, të shërbimeve të luftës kundër narkotikëve apo shërbimeve sekrete që kanë, sepse ata përdorin çdo aset si mjet për pushtetin që është atje, për Putinin.
Të paktën prej dy vjetësh ka filluar të bëhet kjo zhvendosje. Dhe sot, disa nga emrat që janë të njohur janë zhvendosur atje, të cilët janë në kërkim në Shqipëri. Nga Dubai kanë shkuar atje. Nga Dubai kanë shkuar atje, janë vendosur atje dhe kanë vazhduar aktivitetet.
Kjo përbën një rrezik tjetër, se ata mund të kthehen, mund të filtrohen nga shërbimet sekrete ruse, mund të kthehen në një problematikë tjetër brenda vendit tonë. Pra, ai mund t’i lërë aty, mund t’i ofrojë garanci qëndrimi, sigurisht investimi, por ata kanë dhe qëllime të tjera. Dhe rusët na kanë dhënë shembuj konkretë që janë të aftë ta bëjnë këtë punë.
Derisa e bëjnë grekët, s’e bëjnë ato? Jo, jo, rusët janë më të rrezikshëm. Këta po them, janë shumë më të rrezikshëm.. Po ne këtu nuk na rrezikon Rusia të na pushtojë, por kemi Serbinë dhe Greqinë që janë dy vende ortodokse. Çfarë janë rusët? Ortodoksë. Janë sllavë. Ta kanë dhe alfabetin? E kanë. Po të shikosh, cirilik është ai i tyre. Po të shikosh grekët ndaj rusëve…
Mes personave të arrestuar, dy janë të grupit të Edmond Papës ose Edmond Hoxhës, i cili është ekzekutuar në Selitë. Mes tyre është vëllai i tij, Jetmir Hoxha. Po aty është me emrin Kristo Qerici, apo ka disa emra që kanë ndërruar ata. Personi tjetër që është në bashkëpunim me të është Kreshnik Kraja. Këta janë kryesisht për trafik kanabisi.
“Koha po mbaron”, Trump me ultimatum të ri ndaj Iranit: Nëse nuk pranoni kushtet tona, do godasim sërish
Por Jetmir Hoxha ka dhe një gjë: duke qenë se i kishte hyrë një cikli hakmarrjeje në një seri ngjarjesh, përfshirë dhe atentatin me minë të telekomanduar këtu afër qendrës tregtare e Aleksandër Sadikaj, dhe një seri ngjarjesh pastaj që vazhduan në Athinë, kanë vazhduar. Ishte serial i përgjakshëm.
Por Jetmir Hoxha me të vëllain e vet ishin aksionerët e hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë, dhe kjo është e njohur. Më mbrapa ai u lidh me dy personazhe të tjerë shumë të fuqishëm dhe prandaj vazhdoi ky cikël kaq i madh ngjarjesh. Edhe ato dy të tjerët besohet që janë në Dubai, por nuk janë kapur, nuk janë në këtë grup.
Dyshja tjetër e këtyre që është kapur, që kaloi në momentin e parë pa zhurmë se nuk njiheshin, është Aleks Pepa me këtë emër u identifikua aty dhe Ilir Lazri. Këta janë të akuzuar për trafik droge. Kush janë këta? Aleks Pepa njihet më shumë si vëllai i Mir Pepës ose Pepës së operacionit të prillit”, u shpreh ai

Comments are closed.