Skip to content

E fundit! Ngjarje e rende ne Shqiperi, ka v*ktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa për pasojë ka humbur jetën një i ri rreth 30 vjeç.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe automjeti zjarrfikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për nxjerrjen e trupit kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, pasi automjeti tip “Renault Megane” ka pësuar dëmtime të shumta.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur disa orë më parë, derisa është pikasur nga kalimtarë të rastit.

Është identifikuar drejtuesi i mjetit që humbi jetën në aksidentin e rëndë automobilistik të ndodhur pasditen e sotme në aksin e ri që lidh bypass-in Mbrostar–Levan me drejtim Darëzezën, në Fier, citon noa.al, portalin lokal alb365.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Policia Rrugore, viktima është 35-vjeçari Kledis Çala, banues në Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake, i riu po drejtonte një automjet tip “Renault Megane” dhe dyshohet se lëvizte me shpejtësi në momentin e aksidentit. Në fund të segmentit rrugor ndodhej një kthesë 90 gradë, ndërsa aksi rezulton ende në ndërtim dhe pa sinjalistikën e nevojshme rrugore.

Për shkak të humbjes së kontrollit, automjeti nuk ka mundur të marrë kthesën, ka dalë jashtë rruge dhe është përplasur me forcë në anë të saj.

Si pasojë e përplasjes së rëndë, 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Dyshime se ngjarja ka ndodhur prej shumë orësh

Lexo gjithashtu: Pak kohe pas ndarjes Bes Kallaku ‘merr hák’ ne menyren me te paimágjinueshme ndaj Xhensilës
Hetimet e para hedhin dyshimin se aksidenti mund të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit, por për shkak se vendi ku kishte rënë ishte si gropë, nuk ishte parë nga kalimtarë pasi rruga është në ndërtim dhe nuk ka shumë lëvizje. Makina ishte parë nga një drejtues mjeti i rastësishëm.

Published inBank

Comments are closed.