Skip to content

19-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas aksidentit me motorr, familja bën reagimin e trishtë

Një aksident tragjik me motor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Shkup, ku ka humbur jetën 19-vjeçari Muzafer Fetahi.

Ndarja e tij e parakohshme, në lulen e rinisë, ka tronditur familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

Aksidenti i rëndë ndodhi në kryqëzimin e bulevardit “Nikola Karev” me rrugën “Prohor Pçinski”, ku i riu pësoi lëndime fatale, të cilave nuk mundi t’u mbijetojë.

Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe në mesin e të afërmve dhe shoqërisë, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi dhe lamtumire.

“Sot nga kjo botë u nda vëllai ynë Muzafer Fetahi. Allahu e mëshiroftë dhe, në dashtë Zoti, e shpërbleftë me shkallët më të larta të Xhenetit. Amin.

Xhenazja do të falet pas namazit të ikindisë në xhaminë ‘Jahja Pasha’, ndërsa varrimi do të bëhet në fshatin Vërzhallë”, ka shkruar një nga miqtë e tij.

Published inBank

Comments are closed.