Kryeministri Edi Rama vijon ndëshkimin e biznesmenit Irfan Hysenbelliut, pronar i News 24. Rama ka nisur të përshkallëzojë ndëshkimin katëtvjeçar ndaj Fanes, pasi ky i fundit duket se kaloi vijën e kuqe me komentet për zonjën Linda Rama, përmes një reagimi ndoshta të tepruar pasi Rama i shembi pjesërisht resortin në Golem katër vite më parë. Nuk dihet nëse krisja e raporteve të Ramës me pronarin e News 24 erdhi pasi Fania nisi të sulmonte me mediat e tij Belinda Ballukun apo nga një aleancës e tij me Arben Ahmetajn dhe disa biznesmenë në 2021, duke punuar para zgjedhjeve paralamente kundër Edi Ramës.
Paas shembjes së Prestige Resort, dëbimit të News 24 nga godina shtetërore në Shkozë dhe bllokimit të llogariave banakre të Birra Korçës, Rama duket se ka urdhëruar të vetët që të zbatojnë kuadrin ligjor për të mbledhur detyrimet tatimore të papaguara nga Irfan Hysenbelliu. Dy ditë më parë, administrata Tatimore ka ndërmarrë masa të forta ndaj biznesve të Fanes me detyrime tatimore të papaguara në vlerën e 6.4 milionë eurove, duke sekuestruar 8 automjete luksoze, mes tyre marka të njohura si McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW.
Sipas një njoftimit zyrtar, strukturat e specializuara të Tatimeve kanë kaluar nga bllokimi i llogarive bankare në sekuestrimin e aseteve të Fanes, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore. Edhe pse në njoftimin e Tatimeve nuk specifikohet subjekti debitor dhe flitet për një aksion të përgjithshëm për zbatimin e ligjit, mësohet se makinat e sekustruara i përkasin pikërisht biznesmenit Irfan Hysenbelliu.
Nioftimi i Tatimeve
Administrata Tatimore rikujton se masat shtrënguese do të vijojnë ndaj të gjithë tatimpaguesve që nuk përmbushin detyrimet ligjore, përfshirë subjektet e referuara në Prokurori dhe ata që krijojnë detyrime të reja tatimore pas datës 31.12.2024, të cilat nuk përfitojnë nga ligji për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore.
Në kuadër të këtyre masave, strukturat e specializuara të Administratës Tatimore kanë kaluar nga bllokimi i llogarive bankare në sekuestrimin e aseteve të debitorëve, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve.
I tillë është rasti i një tatimpaguesi në Tiranë me detyrime tatimore të papaguara në vlerën 6.4 milionë euro, të cilit i janë sekuestruar 8 automjete luksoze, mes tyre McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW. Administrata Tatimore do të vijojë pa kompromis zbatimin e masave shtrënguese ndaj çdo subjekti që shmang përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Comments are closed.