Skip to content

Me atë që i bënë atij zotërisë, unë do të…! Marin Mema bën reagimin tronditës për ngjarjen në Zvërnec

Gazetari Marin Mema ka reaguar pas pamjeve të publikuara nga protesta në Zvërnec, ku një protestues u pa duke u tërhequr zvarrë nga punonjës të sigurisë private, ngjarje që ndodhi në sy të Policisë së Shtetit, e cila jo vetëm që nuk ndërhyri, po tentoi ta fshehë krimin.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mema shkroi: “Me atë zotëri, më kanë tërhequr edhe mua zvarrë! Kaq! Nuk ka nevojë të zgjatem më shumë!”

Protesta e një ditë me parë ka shkaktuar një revoltë të madhe në rrjetet sociale, saqë thuajse i gjithë publiku ka reaguar në masë.

Madje pasditen e kësaj të diele është shpërndarë një thirrje për protestë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Tiranë. Tubimi është njoftuar në orën 18:30, dhe do të mbahet për të kërkuar llogari për atë që ndodhi një ditë më parë.

Published inBank

Comments are closed.