Skip to content

Vanesa Sono zbulon të vërtetën e bujshme/ Arbana Osmani e kishte telefonuar dhe i tha…

E ftuar në emisionin “Prive”, Vanesa Sono ka rrëfyer detaje të reja lidhur me kontaktet që ka pasur me produksionin e “Ferma VIP” pas përfundimit të rrugëtimit të saj.

Ajo tregoi se fillimisht ishte kontaktuar nga moderatorja e programit, e cila i kishte kërkuar të merrte pjesë në studio për një përballje televizive:

“Unë kontaktin primar e kam pasur me prezantuesen e programit. Jam ftuar për të pasur një ballafaqim me Klevisën. Nuk e kam parë si diçka, të them të vërtetën, me vend sepse Klevisën unë s’e kam takuar brenda në fermë dhe gjithsecili ka të drejtën që të bëjë lojën e tij aty brenda.”

Pas këtij refuzimi, Vanesa u vu në dijeni edhe për letrën e ndarjes që Indriti kishte lënë për të, por përsëri vendosi të mos ishte prezente në natën e spektaklit:

“Në momentin që unë e kam refuzuar diçka të tillë, qoftë me Klevisën, qoftë me Sarën, më është thënë për ekzistencën e letrës. Nuk kam qenë prezente atë ditë dhe zgjodha të mos jem prezente as ditën e hënë për arsye sepse siç e thashë edhe te postimi im, e kam kuptuar mjaft mirë cila do të ishte përmbajtja e letrës edhe arsyeja se përse unë duhet të isha prezente për leximin e saj. Kështu që vendosa veten time të mos e vendos edhe një herë në një pozitë që nuk do të kishte për mua qoftë edhe një përfitim emocional të mirë.”

Published inBank

Comments are closed.