Skip to content

“META mbushi sytë me lot, por e mbajti veten sepse…”, avokati ishte në qeli me të kur mësoi që i vdiq babai: Dita më e keqe, u detyrova të…

Rexhep Meta, babai i presidentit Ilir Meta, ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të hënë ndërsa i biri e ka mësuar lajmin rastësisht në qeli gjatë një takimi me avokatin Kujtim Cakrani. Ky i fundit tregon se po bisedonte me Metën për rastin e tij, kur lajmi i trishtë i është njoftuar presidentit.

Avokati tregon se Ilir Meta është thyer menjëherë dhe sytë i janë mbushur me lot, por sërish ai e ka mbajtur veten, duke treguar sipas Kujtim Cakranit, një dinjitet dhe forcë të jashtëzakonshme në kushtet ku ndodhet.

“Presidenti mbushi sytë me lot por e mbajti veten. Nuk do doja të isha prezentë në atë moment, por jeta dhe fati e solli që të isha prezent. Më la një shije shumë të hidhur që s’kam për ta harruar kurrë këtë moment”, thotë avokati.

"Presidenti mbushi sytë me lot, por e mbajti veten", avokati

Ilir Meta dhe babai i tij Rexhep Meta

Kujtim Cakrani thotë se po bisedonte me Ilir Metën dhe në momentin kur po diskutonin rreth çështjes së tij, presidenti është njoftuar se babai, Rexhep Meta kishte ndërruar jetë.

“Padyshim presidenti e mbajti veten, por gjithsesi ishte një lajm shumë i trishtë; të mësosh për vdekjen e babait në ambientet e paraburgimit. Shumë shqiptarëve u ndodh kjo, por unë isha prezent vetë sot kur presidenti e mori lajmin dhe sinqerisht ka treguar një dinjitet dhe vetëpërmbajtje që unë e admiroj. Kjo sot ka qenë dita më e keqe për mua”, tregon avokati.

Rexhep Meta do të prehet në vendlindjen e tij, në fshatin Çepan të Skraparit dhe pritet që drejt jugut të udhëtojë edhe Presidenti Ilir Meta.

Prokuroria e Posaçme raportohet se ka aprovuar menjëherë kërkesën që Ilir Meta, tani i paraburgosur dhe nën akuzë si i dyshuar për disa vepra penale, të udhëtojë drejt Çepanit dhe t’i japë lamtumirën e fundit babait.

Shoqërimi do të bëhet nga punonjës të Policisë së Shtetit dhe Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ama më parë duhet që edhe drejtuesi Adriatik Kupi të firmosë lejen dhe masat për shoqërimin e Ilir Metës drejt Skraparit.

© Newsbomb.al

Published inBank

Comments are closed.