Skip to content

E fundit! Meta reagon për ndarjen nga jeta të të atit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të babait të tij, Rexhep Meta.

Në një reagim, ai thotë se ndarja nga jeta e të atit është një lajm i trishtë për të dhe familjen e tij, ndërsa njofton se të martën do të përcillet për në banesën e fundit në vendlindje, Çepan të Skraparit.

“Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës, me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.

Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.

Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim.”, shkruan Meta.

Lajmin për ndarjen nga jeta të të atit e bëri me dije ish bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi teksa fliste për gazetarët nga SPAK. Raportohet gjithashtu se ish Presidenti ka marrë leje dhe do të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Published inBank

Comments are closed.