Një ngjarje e rëndë u shënua të martën pasdite në qytetin francez Antibes, ku një kamion humbi kontrollin dhe u përplas me rreth 23 automjete. Nga përplasja u plagosën 37 persona, mes tyre edhe tre oficerë policie.
Sipas autoriteteve, shoferi i kamionit dyshohet se e ka zënë gjumi në timon, duke shkaktuar aksidentin. Ai u arrestua menjëherë në vendngjarje.
Shumë makina kanë pësuar dëmtime të mëdha materiale, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë personat të cilët janë bllokuar në automjetet e tyre. Deri më tani nuk ka raportime për viktima.
Në operacionin e emergjencës morën pjesë 40 zjarrfikës me 18 mjete, ambulanca dhe forca policore, të cilët ndërhynë me shpejtësi për të menaxhuar situatën.

Comments are closed.