Skip to content

Lezhë! Dalin emrat e dy të rinjve që u mbytën në det! 3 shokët e tyre ndodhen në

Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht pasditen e kësaj të mërkurë në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Viktimat, siç raportojnë mediat shqiptare janë: Leonid Alia nga Fushë Kosova dhe Jetmir Çopa nga Prishtina.

Mësohet se 5 të rinj u morën nga dallgët pasi u futën për t’u larë. Pasditja e tyre në bregdetin e Shëngjinit rezultoi fatale prej dy prej tyre të cilët humbën jetën. Mësohet se dy të rinjtë e tjerë janë nxjerrë nga uji dhe janë në gjendje të rëndë në spital.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e kërkim-shpëtimit dhe Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Detaje të reja kanë dalë në pah nga tragjedia e ndodhur pasditen e sotme në bregdetin e Shëngjinit ku dy të rinj humbën jetën pasi u morën përpara nga dallgët e detit.

Burimet bëjnë me dije se 3 persona të tjerë ndodhen të shtruar në spitalin e Lezhës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë është konfirmuar dhe nga blutë e Lezhës të cilët raportojnë se 5 shtetas nga Kosova janë mbytur në det, ku fatkeqësisht 2 prej tyre kanë gjetur vdekjen.

“Sipas informacionit paraprak nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, 2 prej shtetasve kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetasit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore” raporton Policia.

Sakaq bëhet me dije se në vendngjarje, e njohur ndryshe si “Rana e Hedhun” nuk ka pasur kulla vrojtimi, çka ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të të rinjve dyshohet shqiptarë të Kosovës, pasi nuk ka pasur një roje bregdetare për t’i shpëtuar.

Tragjedi te “Rana e Hedhun”, dallgët “rrëmbejnë” 4 të rinj, 2 VIKTIMA, dy të tjerët në luftë me jetën
Po ashtu raportohet se në zonën e Ranës së Hedhun nuk ka pasur as flamuj të kuq në det të cilët përdoren si sinjalizues që pushuesit të mos futen në det, në ditët kur situata duket e rrezikshme, si në ditën e sotme kur deti thuhet se ka qenë më trazira.

2 të rinjtë shënojnë viktimat e para për këtë sezon veror në bregdetin e Shëngjinit.

Deri më tani viktimat mbeten të paidentifikuar ndërsa pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin, disa shtetas që ishin futur në det për t’u larë, si pasojë e dallgëve të shkaktuara nga era e fortë, ndodheshin në vështirësi dhe rrezikonin të mbyteshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe ato të emergjencës.

Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e 5 shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë për marrjen e ndihmës mjekësore.

Sipas informacionit paraprak nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, 2 prej shtetasve kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetasit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inBank

Comments are closed.