Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në rrugën “Dervish Luzha”, në zonën e Paskuqanit në Kamëz, ku viktimë ka mbetur i riu Ardian Baloshi.
Në media është publikuar fotoja e 39-vjeçarit Sadik Llanaj i cili pas një konfliktit për motive të dobëta, qëlloi nga makina e tij me armë zjarri 27-vjeçarin Ardian Baloshi. Ky i fundit është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, por ka humbur jetën rrugës.
Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, publikohet FOTO e
Autori Sadik Llanaj
Policia bën me dije se në terren janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e 39-vjeçarit Sadik Llanaj.
Po ashtu dejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka urdhëruar menjëherë Forcat Speciale RENEA që të dalin nga reparti dhe të nisen me urgjencë drejt Kamzës, në mbështetje të shërbimeve të Komisariatit Nr.5, për lokalizimin dhe prangosjen e Sadik Llanaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka urdhëruar menjëherë Forcat Speciale RENEA që të dalin nga reparti dhe të nisen me urgjencë drejt Kamzës, në mbështetje të shërbimeve të Komisariatit Nr.5, për lokalizimin dhe prangosjen e Sadik Llanaj.
26 vjeçari është autor i dyshuar i të shtënave me armë zjarri që janë regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Kamëz, ku sherri banal ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.
Fatkeqësisht, nga të shtënat është plagosur me një plumb në kokë shtetasi Ardian Baloshi, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Universitar të Traumës, por sapo ka mbërritur atje ka mbyllur sytë në duart e mjekëve.
Skënder Hita urdhëroi RENEAN të dilte me shpejtësi nga
Forcat Speciale RENEA NE vendngjarje, ne Kamez
Gjithashtu, nga të shtënat me armë zjarri, raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Policia ka mundur të identifikojë edhe Amarildo Vukaj, por raporti i këtij shtetasi me ngjarjen nuk është i qartë, pasi nuk dihet nëse është dëshmitar apo personi i plagosur.
Konflikti mes të rinjve ka ndodhur për një lojë futbolli në kalçeto, por rrethanat ende nuk bëhen me dije, raporton newsbomb.al.
Forcat Speciale RENEA kanë mbërritur në kohë rekord në zonën e Paskuqanit dhe pritet të nisin një operacion të gjerë kërkimesh intensive, për të zbuluar se ku fshihet autori i dyshuar Sadik Llanaj, i cili menjëherë pas sherrit u arratis.

Comments are closed.